Niveli C1 – Niveli Akademik

image6

Pas përfundimit të nivelit C1, kursanti zotëron një fjalor mjaft të pasur të gjuhës gjermane.  Mund të komunikojë rrejdhshëm për tema të ndryshme, dhe mund të përdor terminologji specifike për fusha të caktuara.

Në këtë nivel i kushtohet vëmendje e veçantë, komunikimit në gjuhën gjermane nëpërmjet fjalive të përbëra, duke përdorur shprehje frazeologjike apo edhe nënkuptime të ndryshme të fjalës.

Pjesa dëgjimore, e cila trajtohet gjerësisht gjatë kursit në këtë nivel C1, ka si qëllim që kursanti të përvetësojë aspektin e të kuptuarit të gjuhës gjermane menjëherë dhe pa vështirësi.

Pjesa e teksteve të kursit të avancuar të gjermanishtes përmban shumëëllojshmëri informacioni, i cili i përshtatet të gjitha fushave. Përmbajtjet e disa prejt tyre janë si: ngrohja globale, ndryshimet në shoqërinë e sotme, modele kontratash si dhe shumë informacione të nevojshme për këtë nivel.

Në nivelin C1 mund të marrin pjesë të gjithë ata kursantë apo akademikë të nivelit të avancuar, të cilët kanë në plan të studiojnë në Universitetet e vendeve gjermanishtfolëse, apo të ndjekin studime pasuniversitare në fusha të caktuara, apo edhe të punësohen në institucione të ndryshme në vendet gjermanishtfolëse.

Call Now Button