Përfitoni nga cilësia e lartë e mësimdhënies. Zgjidh nivelin

Shumë kursantë që i kanë besuar qendrës sonë, sot janë të punësuar në kompani të ndryshme apo në qendrat spitalore më të mira në Gjermani.

Niveli A1– Niveli Fillestar

Përbëhet nga dy nën-nivele A1.1 dhe A1.2. Në përfundim të dy nën-niveleve, kursanti k...

Më shumë

Niveli A2 – Niveli Bazë

Përbëhet nga nën-nivelet A2.1 dhe A2.2. Pas përfundimit të dy nën-niveleve, kursanti...

Më shumë

Niveli B1- Niveli Mesatar

Përbëhet nga dy nën-nivele B1.1 dhe B1.2. Pas përfundimit të plotë të nën-niveleve, k...

Më shumë

Niveli B2 – Niveli Avancuar

Përbëhet nga dy nën-nivelet B 2.1 dhe B 2.2. Në përfundim të këtij niveli, kursanti m...

Më shumë

Niveli C1 – Niveli Profesional

Pas përfundimit të nivelit C1, kursanti zotëron një fjalor mjaft të pasur të gjuhës g...

Më shumë

Niveli C2 – Niveli Akademik

C2 dëshmon njohuri tejet të avancuara gjuhësore dhe përkon me nivelin më të lartë (C2...

Më shumë

Kurse përgatitore për provimet

Goethe / Telc / Ösd/ Testdaf Qëllimi i kursit përgatitor është përvetësimi i 4 katego...

Më shumë

Kurse Gjermanisht Online – Mësoni Gjermanisht Kurdo dhe Kudo

Nëse dëshironi të mësoni gjermanisht pa qenë i lidhur me një orar të caktuar, kurset...

Më shumë

Gramatika

Gjuha gjermane ka strukturë gramatikore shumë të pasur. Të gjitha temat gramatikore trajtohen në seanca me hollësi prej pedagogëve dhe një rëndësi e veçantë i kushtohet ushtrimeve të librit si dhe atyre shtesë të ofruara gjatë orës së mësimit.

Bashkëbisedimi

Kurset e zhvilluara pranë qendrës sonë dallohen edhe për hapësirën që i kushtohet bashkëbisedimit në gjuhën gjermane gjatë orëve mësimore. Kursantët praktikojnë të folurin që në fillim të nivelit A1 e në vijim, nëpërmjet burimeve të ndryshme të informacionit si tekstet mësimore, pjesë të shkëputura nga vepra letrare si dhe tema apo materiale të tjera shtesë.

Dëgjimi

Një aspekt tjetër kryesor për mësimin e gjuhës gjermane është dëgjimi, të cilën në kurs e praktikojmë në çdo seancë. Fotot në tekstet mësimore shoqërohen gjithmonë me pjesët përkatëse dëgjimore. Gjithashtu ushtrimet si dhe bisedat dëgjimore, nën kujdesin e pedagogëve, zënë një vend të veçantë në seancat e çdo niveli.

Shkrimi

Komponenti tjetër kyç në mësimin e gjuhës gjermane, është të shkruarit. Krahas ushtrimeve në fletoren e punës, gjatë orës mësimore ushtrohet të shkruarit nëpërmjet fjalive, temave të ndryshme si dhe ushtrimeve përgatitore për të arritur marrjen e provimit të gjuhës gjermane.

Organizimi i kursit

Grupi është i përbëre nga 3-6 kursantë.

Grupet ndahen sipas grupmoshës së kursantëve dhe qëllimit të mësimit të gjuhës. Mosha për pjesëmarrësit në kursin/grupin e të rriturëve është mbi/ose 18 vjeç. Mosha për të marrë pjesë në grupin e adoleshtëve është 13 -16 vjeç dhe për të marrë pjesë në grupin e fëmijëve është 10 -13 vjeç.

Frekuenca e kursit/nivelit dhe kohëzgjatja:

Kohëzgjatja dhe përfundimi i një nivel të caktuar, varet nga kohëzgjatja e kursit. Kurse gjermanishte në grup kanë kohëzgjatje të ndryshme, në varësi të zhvillimit të numrit të seancave gjatë javës. Më konkretisht, kur seancat zhvillohen në grup:

2 herë në javë, zgjat rreth 9 javë.

3 herë në javë, zgjat rreth 7 javë.

5 herë në javë, zgjat rreth 4 javë.

Seancat mësimore kanë një kohëzgjatje prej 90 minuta. Gjatë zhvillimit të seancave mësimore, krahas fokusimit në aspekte si lexim, shkrim, dëgjim dhe komunikim, përmendim si pjesë inovative edhe mësimin e gjuhës nëpërmjet përcjelljes së filmave dhe dokumentarëve edukues. Gjithashtu gjatë zhvillimit të seancave, nën udhëzimin dhe mbikqyrjen e pedagogëve, kursantët e organizuar në grupe, përgatisin projekte me tematikë të caktuar, çka ndikon në aftësimin dhe zhdëvjelltësinë e tyre në komunikim e gjuhës gjermane.

Licensuar nga
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Qëndra është e licensuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Për cdo nivel gjuhësor të përfunduar kursantët pajisen me certifikatën përkatëse. Shumë kursantë që i kanë besuar qendrës sonë, sot janë të punësuar në kompani të ndryshme apo në qëndrat spitalore më të mira në Gjermani.

Rr.”Bako Dervishaj”, Nr.8 (pranë këndit të lojërave “ 7 xhuxhat’’) Tiranë – Albania.