Qendra Schritte
Qendra e Studimit Schritte është themeluar në vitin 2012, në Tiranë, duke sjellë risi në fushën e mësimdhënies, edukimit dhe promovimit të gjuhës dhe kulturës perëndimore, gjermane dhe austriake.
Qendra është e regjistruar sipas legjislacionit në fuqi dhe është liçensuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Për çdo nivel gjuhësor të përfunduar, kursantët pajisen me çertifikatën përkatëse.
Schritte do të thotë hap, që në kontekstin e përkthimit nënkupton hapa drejt së ardhmes. Shumë kursantë që i kanë besuar qendrës sonë, sot janë të punësuar në kompani të ndryshme apo në qendrat spitalore më të mira në Gjermani. Pjesëmarrja si kursantë e një target-grupi shumë të mirë, si pedagogë, drejtues e titullarë institucionesh apo intelektualë të fushave të ndryshme, përkthehet në vlerë për qendrën tonë. Shumë nga studentet tane punojnë tashmë nëpër klinika dhe kompani te mirënjohura në qytete të ndryshme në Gjermani.