Niveli B2 – Niveli Avancuar

image5

Përbëhet nga dy nën-nivelet B 2.1 dhe B 2.2. Në përfundim të këtij niveli, kursanti mund të kuptojë tekste me fjalor të pasur dhe kompleks. Kursanti është i aftë të kuptojë gjithashtu fjalorin e disa teksteve me terminologji specifike dhe është në gjendje të bashkëbisedoj rrejdhshëm me vendasit gjerman, austriak apo zvicerian.

Fokusi kryesor në kursin e gjermanishtes të nivelit B2 është bashkëbisedimi i kursantëve me njeri-tjetritn, duke përdorur sinonime dhe figura letrare të ndryshme. Leksionet në këtë nivel  trajtojnë tema të fushave të ndryshme si mjedisi, ngrohja globale, traditat dhe zakonet e një shteti gjermanishtfolës etj. Gjithashtu në këtë nivel i kushtohet vëmendje detajeve gramatikore të cilat përdoren në nivel të avancuar gjuhësor.

Gjatë zhvillimit të kursit të gjermanishtes së nivelit B2 pranë qendrës sonë, i kushtohet vëmendje e veçantë edhe përgatitjes së provimit përfundimtar të gjuhës për nivelin B2. Pra, krahas tekstit mësimor, gjatë seancave të kursit punohet edhe me materiale shtesë, në mënyrë që të arrihet me lehtësi përvetësimi i këtij niveli.

Zotërimi i gjuhës në përfundim të nivelit B2, jo vetëm lehtëson komunikimin e kursantit në vendet gjermanishtfolëse si Gjermani, Austri apo Zvicër, por është dhe kriteri bazë dhe kryesor që duhet të plotësojnë të gjithë specialistët e fushave të ndryshme që kërkojnë të aplikojnë për punësim në këto vende.

Call Now Button