M.A Anxhela Belkovi

501A9704

Lindur dhe kryer studimet në Tiranë. Pas përfundimit të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja për Gjermanisht, ndoqi studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja për Gjermanistikë. Diplomohet si Përkthyese/Interprete e Gjuhës Gjermane dhe vazhdon më tej studimet për Master Shkencor në Përkthim/ Interpretim të Gjuhës Gjermane.

Ende studente nisë të japë mësim në shkolla dhe qendra të gjuhëve të huaja, gjermanishten si gjuhë e huaj.

Dëshira e madhe për të dhënë mësim, e nxiti të merrte një hap sa të bukur aq dhe me shumë përgjegjësi. Themeloi Qendrën e Studimit Schritte, për zhvillimin e kurseve të gjuhës gjermane, duke bërë diferencën nga të tjerët me programet e reja metodike dhe didaktike.

Krahas Kurseve nga Niveli A1 deri në C2, ofron kurse profesionale të terminologjisë mjekësore, juridike dhe biznesit.

Sot krahas drejtimit të Qendrës, ushtron profesionin edhe si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti Gjermanistikës.

Që prej vitit 2011 është anëtare e shoqatës së mësuesve të gjuhës gjermane në Shqipëri.

Në vitet 2017 – 2018 ka qenë Vlerësuese dhe  pjesë e komisionit vlerësues të gjuhës gjermane, për nivelet e avancuara B1-C1, pranë Institutit ÖSD (Diploma e gjuhës austriake).

Ka marrë pjesë si Trajnere në Konferencën e mësuesve të gjuhës gjermane “ Sfidat në mësimdhënien e gjuhës gjermane”,  organizuar nga Clil, Turgut Ozal  Education Company, më 11.11.2018. Tema  e wokshop-it e përgatitur dhe e drejtuar prej saj, ishte “Gjermanishtja me të rriturit”.

Çdo vit merr pjesë në seminare, workshop-e të organizuara në vendet gjermanishtfolëse, në kuadër të rritjes profesionale si dhe të përditësimit të metodave didaktike, të cilat përdoren sot në mësimdhënie.

Call Now Button