Përbëhet nga dy nën-nivele B1.1 dhe B1.2. Pas përfundimit të plotë të nën-niveleve, kursanti është në gjendje të kuptoj tema të fushave të ndryshme si shërbimet Kursanti mund të japë shpjegime apo argumente të shkurtra në diskutime me tematikë të ndryshme.
Nëse nivelet A1 dhe A2 të japin mundësi të komunikosh me fjali të thjeshta, niveli B1 është “ura”, që ndihmon dhe aftëson kursantin në të folurin e rrjedhshëm dhe të shpejtë. Në sajë të metodave bashkëkohore, fjalori i kursantit në përfundim të këtij niveli është më i pasur.
Kursantët në këtë nivel mund të kuptojnë një tekst të gjatë, mund të shkruajnë letra formale dhe jo formale. Rëndësi i kushtohet teksteve me përmbajtje që kanë interes për kursantët, si p.sh. “Si të aplikojmë për një vend pune?”. Në fokus është fjalori që përdoret në përditshmëri por gjatë seancave mësimore trajtohen edhe tekste me përmbajtje të terminologjisë së fushave specifike si: puna, profesioni apo tekste me përmbajtje ekonomike.
Komponenti i rëndësishëm i këtij niveli është zhdërvjelltësimi i të folurit. Ky detaj kryesor përcillet nga pedagogët e kursit të gjermanishtes, nëpërmjet diskutimit të temave të ndryshme, pjesëve dialogore që metoda ofron ose me bashkëbisedim spontan midis pjesëmarrësve. Shkrimi ka rëndësinë e saj sepse e përgatit pjesëmarrësin të mësojë të shkruajë një letër formale drejtuar institucioneve të ndryshme apo një letër joformale drejtuar miqëve për temat e përditshmërisë.
Në përfundim të kursit të nivelit B1, kursanti zotëron një nivel gjuhe mesatar mjaft të mirë, dhe nëse është i interesuar mund të aplikojë me lehtësi për një shkollë profesionale “Ausbildung” në Gjermani. Nëse kursanti ka një profesion në fushën e teknologjisë dhe informacionit, inxhinierisë, mekanikës apo të ndonjë profili tjetër të ngjashëm, niveli B1 është pikërisht niveli i kërkuar i gjuhës për t’u punësuar në profesion, në vende si Gjermania apo Austria.