Niveli A2 – Niveli Bazë

image3

Përbëhet nga nën-nivelet A2.1 dhe A2.2. Pas përfundimit të dy nën-niveleve, kursanti mund të kuptojë fjali dhe shprehje nga fusha të ndryshme si arsimi ose profesioni. Kursanti pas frekuentimit të kursit në këto nën-nivele, është në gjendje të pyesë dhe të diskutojë mbi tema që fokusohen tek familja, puna, festat, blerjet,përshkrimi i ditës apo fundjavës.

Në këtë nivel të gjuhës gjermane fokusi kryesor është ai gramatikor. Tematikat e të dy librave përqëndrohen kryesisht në leksionet gramatikore si lakimi i mbiemrit, lidhëzat nënrenditëse dhe pjesë të tjera gramatikore. Leksionet në këto nën nivele kanë fjalor më të zgjeruar, që pasqyrohet nëpërmjet teksteve mësimore. 4 Komponentët ezaurohen krahas ushtrimeve të librit, me detyra plotësuese, tekste shtesë por me përmbajtjen e fjalorit të mësimit por gjithashtu rol kryesor luan diskutimi i temave të duke i ndarë kursantët në grupe dhe bashkarisht të komunikojnë.

Kursi i gjermanishtes fillestar në këtë nivel bazë i kushton rëndësi të veçantë edhe aspektit të të folurit, nëpërmjet bisedave në grup dhe kryerjes së ushrimineve specifike për këtë qëllim. Pjesëmarrja në grupe të vogla (maksimumi deri në 6 kursantë) ofron mundësinë e bashkëbisedimit dhe praktikës së gjuhës së folur gjermane në mënyrë të vazhdueshme të studentëve me njëri-tjetrin si dhe me pedagogun.

Call Now Button