Niveli A1– Niveli Fillestar

image1

Përbëhet nga dy nën-nivele A1.1 dhe A1.2. Në përfundim të dy nën-niveleve, kursanti ka asimiluar njohuritë dhe shprehitë e nevojshme në gjuhën gjermane për të përdorur rrejdhshëm fjali të thjeshta në situata të përditshme. Kursanti mund të prezantojë veten rrjedhshëm, mund të bëjë pyetje dhe mund të kuptojë nëse gjuha flitet qartë dhe ngadalë.

Temat kryesore që trajtohen në nivelin fillestar nisin pikërisht me alfabetin, për të vijuar më tej me temën e parë prezantuese të vetes dhe njerëzve përreth. Në vazhdim, trajtohen temat që kanë si fokus familjen, përshkrimin e rutinës së ditës dhe ushqimin. Në këtë nivel të gjuhës gjermane kursanti është në gjendje të komunikojë dhe të shprehet me fjalor të thjeshtë, nëpërmjet dy kohëve kryesore të foljeve, asaj të shkuar dhe kohës së tashme. Gjatë kursit të gjermanishtes në këtë nivel, njohuritë përvetësohen nëpërmjet katër komponentëve kryesorë që nevojiten për mësimin e gjuhës, si leximi, e folura, dëgjimi dhe shkrimi.

Dy komponentët kyç të shkruarit dhe gramatika përcillen me detyra plotësuese nga Pedagogu, si psh: formim fjalish, krijimi i një teksti të shkurtër në bazë të fjalorit të marrë gjithashtu me ushtrimet kryesore të mësimit që shpjegohet.

Në përfundim të nivelit A1 të gjuhës gjermane, kursantët e kanë më të lehtë të aplikojnë për vende pune në vendet gjermanishtfolëse. Gjithashtu, niveli A1 është edhe niveli i kërkuar i gjuhës nga Ambasada Gjermane, për personat që ndjekin proçedurat për bashkim familjar.

Call Now Button