DEUTSCH LERNEN
Leximi
Degjimi
Shkrimi
Bashkebisedimi
Organizimi i kursit
Grupi është i përbëre nga 3-6 kursantë.
Grupet ndahen sipas grupmoshës së kursantëve dhe qëllimit të mësimit të gjuhës. Mosha për pjesëmarrësit në kursin/grupin e të rriturëve është mbi/ose 18 vjeç. Mosha për të marrë pjesë në grupin e adoleshtëve është 13 -18 vjeç dhe për të marrë pjesë në grupin e fëmijëve është 5 -12 vjeç.
Frekuenca e kursit/nivelit dhe kohëzgjatja:
Kohëzgjatja dhe përfundimi i një nivel të caktuar, varet nga kohëzgjatja e kursit. Kurset në grup kanë kohëzgjatje të ndryshme, në varësi të zhvillimit të numrit të seancave gjatë javës.
Më konkretisht, kur seancat zhvillohen në grup:
- 2 herë në javë, zgjat rreth 9 javë.
- 3 herë në javë, zgjat rreth 7 javë.
- 5 herë në javë, zgjat rreth 4 javë.
Seancat mësimore kanë një kohëzgjatje prej 90 minuta. Gjatë zhvillimit të seancave mësimore, krahas fokusimit në aspekte si lexim, shkrim, dëgjim dhe komunikim, përmendim si pjesë inovative edhe mësimin e gjuhës nëpërmjet përcjelljes së filmave dhe dokumentarëve edukues.
Gjithashtu gjatë zhvillimit të seancave, nën udhëzimin dhe mbikqyrjen e pedagogëve, kursantët e organizuar në grupe, përgatisin projekte me tematikë të caktuar, çka ndikon në aftësimin dhe zhdëvjelltësinë e tyre në komunikim e gjuhës gjermane.
Licensuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Qëndra është e licensuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Për cdo nivel gjuhësor të përfunduar kursantët pajisen me certifikatën përkatëse.
Shumë kursantë që i kanë besuar qendrës sonë, sot janë të punësuar në kompani të ndryshme apo në qëndrat spitalore më të mira në Gjermani.